")
Please enter at least 3 characters.

Moti për sot

2016/10/moti-6-e1477903547105.jpg

Sot moti do të jetë i kthjellët, por i ftohtë dhe do të jetë dominues në të gjithë Shqipërinë. Mesdita do të sjellë kalim të vranësirave të lehta në zonat malore.

Po ashtu gjatë pasdites si edhe në orët e mbrëmjes parashikohet që kthjellimet të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore do të shfaqen vranësira të lehta e kalimtare. Edhe gjatë natës moti do të jetë i qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehte në vlerat e mëngjesit, por edhe mesdita do të sjellë rënie të tyre.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi lindor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim i ulët. /Telegrafi/