Please enter at least 3 characters.

Moti në Top Channel pa Luana Vjollcën

2016/01/luana-e1433436115265.jpg

Prezantuesja ikonë e parashikimit të motit në Top Channel është larguar përfundimisht nga rubrika që pas debutimit si velinë në Fiks Fare, i dha mundësinë të vazhdonte punë në ekranin që e zbuloi.

Duket se thashethemet që qarkulluan pak ditë më parë në lidhje me pozitat e bjondes simpatike brënda stafit të TCH, janë të vërteta. Sipas informacioneve që qarkulluan në media, Lori Hoxha nuk preferon ta ketë më pjesë të ekranit që trashëgon, pasi protagonizmi i Luanës ka eklipsuar vetë Lorin.

Kështu, vetëm pak orë më parë Luana ka mësuar se nuk do të jetë më si prezantuese e Motit dhe se TCH ka shpallur audicion për vajzën zëvendësuese.

Ende nuk dihet se si e ka pritur më e vogla prej motrave Vjollca këtë lajm, por urojmë që ky zëvendësim të mos rrezikojë vazhdimësinë e Luanës në programet e tjera ku merr pjesë.