Please enter at least 3 characters.

Moti në Shqipëri, vranët dhe me shi

Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

“Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen në jug dhe përgjatë relieveve malore të vendit deri në orët e vona të pasdites. Në mënyrë të izoluar dhe periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave”, thuhet në njoftim.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 11 m/s.

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/