Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
18/07/2026
Shqipëria të shtunën do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në relievet malore në veri dhe lindje të territorit.
Era parashikohet të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s.
Valëzim në det të forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/


