Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 37 gradë
04/09/2026
Shqipëria të premten parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash hera – herës deri mesatare kalimtare kryesisht përgjatë relieveve kodrinore - malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton me shpejtësi deri në 16 m/s.
Valëzim në det të forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/


