Please enter at least 3 characters.

Moti në Shqipëri

Shqipëria të martën do ketë kushte atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s.

Valëzim në det të forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/