Please enter at least 3 characters.

Moti në fundjavë, mëngjeset e ftohta – në mesditë mot pranveror

Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se moti në fundjavë do të jetë me diell dhe vranësira.

IHK njofton se për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 13 deri në 13-16 gradë.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 14-16 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/