Please enter at least 3 characters.

Mot përvëlues në Shqipëri, temperaturat deri në 41 gradë

Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet e larta malore të vendit.

Era me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzim në det të forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/