Please enter at least 3 characters.

Mot me diell, temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për sot parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHK njofton se vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore, por pa kushte për reshje domethënëse.

Temperaturat minimale nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 26 deri në 29 gradë.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–5 m/s. /Telegrafi/