Mot i me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 15 gradë
07/11/2025
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale nga 13 deri në 15 gradë.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit. /Telegrafi/


