Please enter at least 3 characters.

Mot me diell dhe reshje shiu të herëpashershme në Shqipëri

Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si pasojë e depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti do të jetë fillimisht i kthjellët si dhe shtim gradual të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura; prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e qendrës dhe kryesisht jug.

Vranësirat e dendura do të shoqërojnë me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në qendër dhe jug ndërsa në zonën e juglindjes reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzim në det të forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/