Please enter at least 3 characters.

Mot i vranët, nga java e ardhshme rritje të temperaturave

2023/02/329639838_1040705407537574_5280222596875420511_n.jpg

Sot mbi vendin tonë do të mbaj mot i vranët ku gjatë ditës priten kushte për reshje të pakta bore apo shiu në vise më të ulëta.

Nga e hëna parashihet të mbajë mot i thatë, me diell e vranësira, ndërsa temperaturat gradualisht shënojnë rritje.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -5C e -2C. Maksimalet nga 3C e 4C në fundjavë, shënojnë rritje graduale deri në 6C e 7C, në fillim të javës vijuese.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 2-8m/s, të dielen me hove deri në 12m/s.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera shumë të larta me tendencë të rritjes. /Telegrafi/