Mot i ndryshueshëm, priten reshje lokale shiu dhe erë lokalisht e fortë
Foto: Arkiv
10/09/2026
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm.
IHK njofton se përveç intervaleve me diell dhe vranësirave, priten reshje shiu, lokalisht të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10°C deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 27°C deri në 31°C.
Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë, nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.
IHK tutje njofton se të enjten, gjatë zhvillimit të vranësirave konvektive dhe shkarkimeve elektrike, mund të ketë ndjeshmëri më të shtuar meteoropatike. /Telegrafi/


