Please enter at least 3 characters.

'Mos u shqetësoni, jam duke ardhur' - Neymari u dërgon mesazh në WhatsApp futbollistëve të Barcelonës

2019/06/neymar-barca.png

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar i ka thënë privatisht lojtarëve të Barcelonës se ai është i bindur se do të kthehet në klub këtë verë.

Neymar përfundoi një transferim rekord botëror prej 220 milionë eurosh nga Barcelona në PSG dy vite më parë dhe 27-vjeçari ka shënuar 51 gola në 58 ndeshje për kampionët francezë.

Megjithatë, braziliani është zhgënjyer nga mungesa e konkurrencës në Ligue 1 dhe është bërë gjithnjë e më i demoralizuar duke luajtur para stadiumeve me më pak se 20 mijë njerëz.

Braziliani ka njoftuar presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi se ai nuk ka ndërmend të luajë për klubin përsëri, ndërsa po shtyn për një kthim të ëndrrave në Camp Nou.

Neymar gjatë kohës te Barcelona (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

"Nuk dua të luaj më shumë në PSG. Dua të kthehem në shtëpinë time, ku nuk duhet të largohesha kurrë", i ka thënë Neymar presidentit Al-Khelaifi.

Sipas gazetës katalunase Sport, Neymari gjithashtu iu ka dërguar një mesazh në rrjetin social WhatsApp futbollistëve të Barcelonës, në të cilën ai i siguron se rikthimi i tij është afër.

"Mos u shqetësoni, jam duke ardhur", thuhet t'iu ketë shkruar reprezentuesi i Brazilit lojtarëve.

Barcelona është e gatshme të paguajë 90 milionë funte për Neymarin dhe të ofrojë njërin nga dy lojtarët: Philippe Coutinho ose Ousmane Dembele. /Telegrafi/