“Mos e gjuaj si lopa baglën”, agravon situata mes Fjollës dhe Ludo Lee
Foto: Instagram
17/12/2025
Një situatë tensionuese ka ndodhur së fundmi mes Fjolla Morinës dhe banorit të ri të BBVK-së, Ludo Lee.
Gjithçka nisi për një fjalë të cilën Ludo ia tha Fjollës, duke përmendur nënën e kësaj të fundit.
“Mos ma gjuaj përreth, mos e lësho si lopa baglën, më shiko në sy kur flet me mua, a je burrë”, i tha artistja, banorit.
Më pas i tha që t'i kërkoj falje nënës së tij pasi e kishte me të dhe jo me konkurrenten.
Fjolla shquhet për stilin e drejtpërdrejtë dhe me hyrjen në këtë format ka ndërruar gjithçka.
Parukeri ndërkaq iu bashkua shtëpisë së famshme të Big Brother në spektaklin e së hënës.
I njëjti përkujdeset për shumë emra të famshëm botëror si Kim Kardashian, Kanye West, Megan Fox, Kylie Jenner, Kendall Jenner etj. /Telegrafi/


