Morina vazhdon kontratën me Dritën
07/12/2013
“Kemi biseduar me Morinën dhe jemi marrë vesh. Ai do të jetë trajner i Dritës deri në qershor të vitit 2015. Jemi shumë të kënaqur, pasi që të gjithë e njohim punën e Morinës”, deklaroi Bunjaku për gazetën Arena.
Përpos rinovimit, aty u flit edhe për përforcimet e synimet e klubit. “Kemi diskutuar për shumë gjëra. Do t’i bëjmë tri-katër përforcime dhe ato do t’i zgjedhë Arbnori. Sa i përket synimeve të klubit, këtë edicion duam të fitojmë kupën, ndërsa vitin tjetër do të luftojmë për titull”, vazhdoi Bunjaku.
Të kujtojmë që Drita momentalisht zë vendin e gjashtë të elitës me 26 pikë të tubuara. /Tribuna/Telegrafi/


