Please enter at least 3 characters.

Morina: Fitore plotësisht e merituar

2016/01/morina-fitore-plot-euml-sisht-e-merituar_hd.jpg

Drita e ka mbyllur pjesën vjeshtore të garave me fitore, duke e vazhduar kështu serinë e rezultateve pozitive, me gjithë orarin e vështirë që e kishte në disa nga javët e fundit. Drita si nikoqir ka mposhtur Hysin me rezultat 2:0, në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës.

“Djemtë treguan vullnet të madh për lojë, kurse kur i shtohet kësaj edhe angazhimi e loja e bukur, fitorja del se është plotësisht e merituar. Hysi tregoi se ka një ekip të mirë Shfrytëzuam kundërsulmin, edhe pse kemi mundur të dënohemi”, ka thënë Morina për Zërin. /Telegrafi/