Please enter at least 3 characters.

Moriba ka marrëveshje personale me RB Leipzig, Barcelona ende shpreson në një kontratë të re

2021/08/1308420024-scaled.jpeg
255:"SAN SEBASTIAN, SPAIN - MARCH 21: Ilaix Moriba of FC Barcelona in action during the La Liga Santander match between Real Sociedad and FC Barcelona at Estadio Anoeta on March 21, 2021 in San Sebastian, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Ilaix Moriba ka arritur marrëveshje personale me skuadrën gjermane RB Leipzig.

Mesfushori i talentuar është futur në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën dhe deri më tani nuk ka rinovuar atë.

Barcelona i ka ofruar kontratë të re talentit, por ai ka refuzuar një gjë të tillë pasi nuk është i kënaqur me kushtet e ofruar.

Fabrizio Romano ka konfirmuar se Moriba prej javësh ka një marrëveshje personale me skuadrën gjermane RB Leipzig, ku është pajtuar për të nënshkruar për pesë vite.

Gjithsesi marrëveshja mes palëve është që Moriba t'i bashkohet ekipit gjerman në verën e vitit 2022, pasi të dalë lojtar i lirë nga Barcelona.

Në anën tjetër te gjiganti katalunas ende po shpresojnë se lojtari do ta vazhdoj kontratën, ose të gjejnë një skuadër që paguan tani 15 milionë euro për ta marrë atë. /Telegrafi/