Please enter at least 3 characters.

Montella: Klubet e mëdha nuk dallojnë shumë nga Milani

2017/11/VincenzoMontella1-1-e1509951937282.jpg
271:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - NOVEMBER 05: Vincenzo Montella head coach of AC Milan during the Serie A match between US Sassuolo and AC Milan at Mapei Stadium - Citta' del Tricolore on November 5, 2017 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Giuseppe Bellini/Getty Images)
12:"Getty Images

Vincenzo Montella ka besim të madh se lojtarët e Milanit do ta përmirësojnë lojën e tyre.

Trajneri i Rossonerëve i bëri këto komente pas fitores në udhëtim te Sassuolo me rezultat 2-0, me golat e Alessio Romagnolit dhe Susos.

Kjo ishte vetëm fitorja e dytë në tetë ndeshjet e fundit të skuadrës së tij, ashtu që strategu italian ka gjetur një lehtësim.

(Foto: Getty Images)

“Pashë shumë gjëra pozitive, ishim të organizuar, lejuam shumë pak hapësira në mbrojtje dhe krijuam shumë raste me 10 goditje në kuadratin e portës, prandaj jam i kënaqur”, ka deklaruar Montella për Mediaset Premium.

Milani i ka humbur të gjitha përballjet direkte me klubet e mëdha, si Juventus, Inter dhe Roma, ndërsa ka arritur të marrë pikë me skuadrat e vogla.

“Kjo do të thotë se ata (klubet e mëdha) kanë diçka më shumë se ne aktualisht, edhe pse nuk kam parë një dallim të madh”.

(Foto: Getty Images)

“Nuk jemi larg sa i përket performancës, por tri humbje janë dëshmi se jemi shumë punë për të bërë”.

“Kam besim të madh, sepse lojtarët në ekipin tonë do të përmirësohen dukshëm... Jam i bindur se do të jemi duke luftuar për objektivin tonë kah fundi i sezonit”, është shprehur trajneri. /Telegrafi/