Please enter at least 3 characters.

Monika Kryemadhi: Policia bëri terror e kërcënime

2017/06/284546_m.jpg

Zv/ kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi reagon për herë të parë pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit duke akuzuar policinë e shtetit.

Ajo shprehet se gjatë procesit kishte strategji terrori dhe kërcënimesh kriminale të dirigjuara nga policia e shtetit.

Megjithatë, Kryemadhi thotë se votuesit janë heronj, pasi përballuan me vendosmëri dhe qytetari, jo thjesht kundërshtarë politikë, por edhe terrorin.

Pak orë më parë, kreu i kësaj force politike, Petrit Vasili u shpreh se LSI do jetë opozita e vërtetë në Kuvendin e ardhshëm, duke pranuar rezultatin.

Statusi i Monika Kryemadhit:Miq, ju nuk jeni votues për mua por HERONJ, sepse përballuat me vendosmëri dhe qytetari, jo thjesht kundërshtarë politikë, por një strategji terrori dhe kërcënimesh kriminale të dirigjuara nga policia e shtetit. Prandaj për mua dhe LSI ju jeni misionarë të demokracisë, të së ardhmes dhe të fëmijëve tuaj. Ju përqafoj dhe ju jam mirënjohëse pafund! /Shqiptarja/