Please enter at least 3 characters.

Momenti kur Sancho turpëroi Verrattin me një driblim në mes të këmbëve

2020/02/sancho-verratti.jpg

Jadon Sancho ka bërë një driblim të bukur ndaj mesfushorit Marco Verratti.

Borussia Dortmund arriti të fitojë ndeshjen e parë ndaj Paris Saint-Germain me rezultat 2-1 në kuadër të 1/16-tës në Ligën e Kampionëve.

Hero i gjermanëve ishte sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, i cili shënoi dy gola, ndërsa goli i vetëm i francezëve erdhi nga Neymar.

Megjithatë, kishte edhe yje tjera të Dortmundi që zhvilluan një super-paraqitje në nivelin individual.

I tillë ishte edhe sulmuesi i talentuar anglez, Sancho, i cili bëri disa depërtime, por edhe driblime të bukura.

Sancho gjatë ndeshjes pati një moment kur turpëroi kundërshtarin e tij, Verratti, të cilin me lehtësi e shmangu duke ia futur topin në mes të këmbëve.

Teknika dhe qetësia e Sanchos është komentuar shumë në rrjetet sociale. /Telegrafi/