Please enter at least 3 characters.

Momenti kur aeroplani rrëzohet në plazhin amerikan

2023/07/airplane-1.jpg

Një aeroplan i vogël përfundoi në oqean të shtunën në plazhin amerikan Hampton Beach.

Shefi i policisë së Hampton, Alex Reno tha se aeroplani u rrëzua pranë vijës bregdetare, transmeton Telegrafi.

Reno tha se piloti është në gjendje të mirë dhe u ndihmua për në breg nga shpëtimtarët e plazhit.

Aeroplani përfundoi rreth 27 metra afër pushuesve aty që dolën për të hequr vapën.

Mjeti fluturues u tërhoq në breg nga rojet e plazhit. /Telegrafi/