Please enter at least 3 characters.

Momentet intime të Madonnas dhe ish të dashurit të saj, së shpejti në dokumentar

2016/08/madonna_-_egy_kis_idoutazas_1979_08.jpeg

Ish i dashuri i Madonna-s, Dan Gilroy ka realizuar disa video të këngëtares para se ajo të bëhej e famshme, raporton “Page Six”.

Gilroy ia ka dorëzuar letrat personale dhe regjistrimet, regjisorit Guy Guido, i cili pritet të realizojë një dokumentar intim të Madonnas.

Dokumentari i titulluar “Emmy And The Breakfast Club” do të fokusohet në jetën e artistes nga vitet 1979 deri në 1982, kur këngëtarja jetonte në një ndërtesë të braktisur në Corona së bashku me Dan dhe vëllain e tij Ed. Dan dhe Madonna kanë qënë të lidhur për 18 muaj.

Ndërkohë, Guido është shprehur se dokumentari do të zbulojë gjithçka, nga letrat e dashurisë ku shprehej se do të jepte jetën për Dan si edhe poezi që shprehnin ndjenjat për të dhe problemet e marrëdhënies së tyre.

Në një nga videot shfaqet dyshja në disa momente intime në krevat, për të cilat Dan është i vendosur t’i publikojë.