Moment i tmerrshëm kur vajza nga Kolumbia bie nga nëntë metra lartësi, shpëton mrekullisht me vetëm disa mavijosje
03/09/2025
Një artiste 19-vjeçare e trapezit ra nga një lartësi prej 9 metrash, pasi humbi ekuilibrin në një litar të vendosur gjatë një shfaqjeje në jug të Kolumbisë.
Dayana Rodríguez po mbahej pas një shkopi, kur u përpoq të bënte ndarjen përpara se të rrëzohej në tokë, transmeton Telegrafi.
Vajza e re më vonë u tha gazetarëve se nuk ndjeu dhimbje të forta dhe kishte pësuar vetëm një mavijosje.
Pamjet amatore të filmuara nga cirku janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale dhe kanë nxitur një lumë kritikash.
Në shikim të parë dukej sikur kishte pësuar lëndime të rënda, por pasi ajo u deklarua për media u bë e ditur se kishte thjesht ca mavijosje. /Telegrafi/


