Please enter at least 3 characters.

Molliqaj: Lajm i mirë që Kuvendi po shpërbëhet e vendi po shkon në zgjedhje

2018/10/Dardan-Molliqaj-foto-Ridvan-Slivova-4-e1540906442228.jpg
14:"Ridvan Slivova

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se është lajm i mirë që Kuvendi po shpërbehet e vendi po shkon në zgjedhje.

Ai ka thënë se paqartësive, shpifjeve dhe propagandave po iu vjen fundi.

Siç ka thënë Molliqaj, Kosovës i duhet ndryshimit dhe ky ndryshim duhet të ndodhë sa më shpejt, ai ka shtuar se PSD do të jetë subjekt i fuqishëm që do ta ndikojë këtë ndryshim, transmeton Telegrafi.

Molliqaj ka pohuar se, barazia, mirëqenia e zhvillimi ekonomik do t’ia zënë vendin keqqeverisjes e popullzimit.

Në fund të shkrimit të bërë në Facebook, deputeti ka thënë se janë gati për zgjedhje dhe të përgatitur për rritje e përgjegjësi.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thirrur mbledhjen e kryesisë për ditën e hënë, e në të cilën do të diskutohet për shpërndarjen e Kuvendit.

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të fillojë në ora 11:00./Telegrafi/