Please enter at least 3 characters.

Modelja Sasha Luss vjen në rolin e vrasëses profesioniste në filmin "Anna"

2019/04/SashaLuss-e1555936546556.jpg
217:"PARIS, FRANCE - MARCH 05: Sasha Luss attends the Chanel show as part of the Paris Fashion Week Womenswear Fall/Winter 2019/2020 on March 05, 2019 in Paris, France. (Photo by Julien M. Hekimian/Getty Images for Chanel)
23:"Getty Images for Chanel

Manekinia atraktive ruse, Sasha Luss, deri më tani i ka pushtuar pistat e modës, ndërsa së shpejti do ta tregojë edhe aftësinë e saj për të aktruar në filmin e zhanrit aksion-triller, "Anna".

Realizimi i ri i regjisorit dhe skenaristit të njohur, Luc Besson, do të nisë shfaqjen nëpër kinema në muajin qershor, ndërsa sjell tregimin për Annan, e cila punon për qeverinë si vrasëse profesioniste.

Pikërisht rolin e saj e luan Sasha, e cila vjen me rol të rëndësishëm në debutimin e saj filmik.

"Nën bukurinë imponuese të Anna Poliatovas qëndron sekreti që do ta lirojë fuqinë dhe aftësinë e saj për t'u bërë një prej vrasëseve më të frikshme të qeverisë", thuhet në përshkrimin e filmit.

Krahas Luss, në këtë film luajnë edhe Helen Mirren, Luke Evans, Cilliam Murphy, Lera Abova, Alexander Petrov dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/