Please enter at least 3 characters.

Modelet e reja nga Audi do të kenë tavan me panele diellore, që janë transparente (Foto)

2017/08/Modelet-e-reja-nga-Audi-do-të-kenë-tavan-me-panele-diellore-qe-jane-transparente-foto.jpg

Prodhuesi gjerman Audi, ka bashkuar forcat me kompaninë kineze Hanergy, për punimin e paneleve diellore, që janë plotësisht transparente.

Në këtë formë, tavani do të ketë pamje panoramike dhe do të mbledhë energji, me të cilën mund të furnizojë lëvizjen e veturave, transmeton Telegrafi.

Këto pjesë pritet të aplikohen te të gjitha modelet, jo vetëm te makinat elektrike, duke filluar që nga fundi i vitit, por nuk do të ketë ndryshime të dukshme.

Me energjinë e akumuluar, pritet të furnizohet pjesët e shumta teknologjike, përfshirë edhe sistemi i zërimit, kondicioneri dhe ngrohëset e ulëseve.

Ky projekt në të cilin po punon Audi, pritet të jetë një goditje e fortë për kompanisë Tesla, që nuk ka bërë shumë në avancimin e tavanit të veturës. /Telegrafi/