Modaliteti i errët (Dark Mode) për Facebook Messenger tani i gatshëm në të gjitha platformat
Më parë këtë vit, u zbulua se Facebook ishte duke testuar një modalitet të errët për aplikacionin Messenger. Më vonë u zbulua se përdoruesit mund të "marrin" funksionin me një mashtrim, por lajmi i mirë është se nëse vlerësoni modalitetin e errët në aplikacionet tuaja, Facebook ka njoftuar se veçoria tani është e mundshme për të gjithë përdoruesit.Nëse dëshironi të aktivizoni funksionin, gjithçka që duhet të bëni është të prekni foton tuaj të profilit në aplikacionin Messenger për të marrë qasje në cilësimet e aplikacionit dhe pastaj klikoni në ‘dark mode’ për të kaluar aplikacionin nga pamja e tanishme me dritë në pamjen e errët. Përderisa kjo mund të duket thjesht si një zgjedhje estetike, modaliteti i errët ndihmon në zvogëlimin e shkëlqimit kur përdorni aplikacionin.Në disa raste mund të ndihmojë edhe për të kursyer jetën e baterisë, të cilën vetë Google e kishte pranuar në testimin e tyre. Tipari duhet të jetë tashmë i pranishëm në dyqanet online, prandaj sigurohuni që të keni versionin më të fundit të aplikacionit dhe do të jeni gati për ta përdorur funksionin. /Telegrafi/


