Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezonit
Ylli egjiptian, Mohamed Salah, ka bërë një njoftim surprizë, duke konfirmuar se do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni.
Kontrata aktuale e Salah skadon në verën e vitit 2027, por sulmuesi do të largohet një vit më herët.
“Ka ardhur dita. Kjo është pjesa e parë e lamtumirës time”, tha Salah me lot në një video emocionale të publikuar në rrjetet e tij sociale.
“Do të largohem nga Liverpooli në fund të sezonit. Nuk e imagjinoja kurrë sa shumë ky klub, kjo qytet dhe ky popull do të bëheshin pjesë e jetës sime. Nuk është thjesht një klub futbolli: është histori, pasion, shpirt”.
Mohamed Salah is to bring the curtain down on his illustrious career with Liverpool Football Club at the end of the 2025-26 season.
The time to fully celebrate his legacy and achievements will follow later in the year when he bids farewell to Anfield ❤️
— Liverpool FC (@LFC) March 24, 2026
“Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e klubit gjatë gjithë kohës që kam qenë këtu. Nuk kam fjalë të mjaftueshme”.
“Largimi nuk është kurrë i lehtë. Ju më keni dhënë momentet më të bukura të jetës sime. Ky klub gjithmonë do të jetë shtëpia ime. Për shkak të të gjithëve juve, nuk do të jem kurrë vetëm”, thuhej në mesazhin e egjiptianit.
Salah iu bashkua Liverpoolit nga Roma në vitin 2017 dhe që atëherë ka fituar pothuajse të gjitha trofetë kryesorë të mundshëm te ‘Anfield’, duke shënuar mbi 250 gola dhe duke u bërë një legjendë e klubit./Telegrafi/


