Miri - finalisti i tretë i Big Brother VIP Albania
12/04/2026
Miri është shpallur finalist i Big Brother VIP Albania, duke siguruar një vend në finalen e madhe të këtij edicioni.
Lajmi u zbulua në një mënyrë të papritur, përmes “Kutisë së Pandorës”, e cila u hap nga Selina.
Pikërisht ajo ishte që bëri të ditur emrin e finalistit, duke surprizuar banorët dhe publikun.
Ky moment shënoi një tjetër kthesë të rëndësishme në lojë, ndërsa gara po i afrohet fundit dhe emocionet në shtëpi janë gjithnjë e më të forta. /Telegrafi/


