Please enter at least 3 characters.

Miratohet rregulli i ri, Formula 1 do ta bëhet më atraktive

2019/03/GettyImages-1060296960.jpg
342:"SAO PAULO, BRAZIL - NOVEMBER 11: Valtteri Bottas driving the (77) Mercedes AMG Petronas F1 Team Mercedes WO9 leads Kimi Raikkonen of Finland driving the (7) Scuderia Ferrari SF71H on track during the Formula One Grand Prix of Brazil at Autodromo Jose Carlos Pace on November 11, 2018 in Sao Paulo, Brazil. (Photo by Lars Baron/Getty Images)
12:"Getty Images

Zyrtarët e Formula 1 kanë konfirmuar futjen e rregullave të reja në sistemin e rezultateve për sezonin e ri.

Prej këtij viti, një pikë shtesë do t'i takojë ngasësit që regjistron xhiron më të shpejtë në garë.

Megjithatë, ekziston një kufizim - garuesi do të shpërblehet me këtë pikë vetëm nëse kanë përfunduar garën në dhjetë pozitat e para.

Kjo rregull u prezantua për ta bërë sportin më tërheqës dhe për të rritur numrin e shikuesve.

Formula 1 (Foto by Charles Coates/Getty Images/Guliver)

Drejtori i F1, Ross Brawn ka pohuar se të dyja idetë mund të "rrisin kënaqësinë, ndërsa në të njëjtën kohë të ruajnë integritetin e sportit".

Disa ekipe e kanë kritikuar këtë vendim duke vënë në dukje anët negative, të tilla si rrethi më i shpejtë mund të vendos për titullin e kampionit.

Kujtojmë se nëse ky rregull do të kishte hyrë në fuqi në vitin 2008, Felipe Massa do ta kishte fituar titullin para Lewis Hamiltonit.

Ndryshe, rregulli i ri do të aplikohet për herë të parë në fundjavën e ardhshme (15-17 mars) në Grand Prix Australian. /Telegrafi/