Miratohet Ligji për Edukimin në fëmijërinë e hershme – edukimi parafillor bëhet i obliguar
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se sot në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji për Edukimin në fëmijërinë e hershme.
Me këtë ligj, edukimi parafillor bëhet i obliguar.
“Sot në Kuvendin e Kosovës u miratua Ligji për Edukimin në fëmijërinë e hershme. Po rregullojmë ofrimin e edukimit cilësor në të gjitha format e organizimit të edukimit për më të vegjlit tanë prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare. Me ligjin e ri Edukimi Parafillor bëhet i obliguar”, ka shkruar Nagavci.
Ministrja ka shtuar se me këtë ligj po vendosim standard të ri, mundësi për të gjithë fëmijët të edukohen e të bëhen qytetarë të zotë e kontribues për veten dhe për shoqërinë.
Postimi i plotë:Reforma më e madhe e ndërmarrë ndonjëherë në edukimin në fëmijërinë e hershmeSot në Kuvendin e Kosovës u miratua Ligji për Edukimin në fëmijërinë e hershme. Po rregullojmë ofrimin e edukimit cilësor në të gjitha format e organizimit të edukimit për më të vegjëlit tanë prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare.Me ligjin e ri Edukimi Parafillor bëhet i obliguar.Ligji i ri ndër të tjera do të ofrojë:-Koordinim ndërsektorial-Edukim në familje-Ushqyeshmëri, krijim të menyve ushqimore-Sigurim e rregullim të materialit didaktik-Monitorim të punës edukative-Aftësim të dadove.-Qasje holistikeMe këtë ligj po vendosim standard të ri, mundësi për të gjithë fëmijët të edukohen e të bëhen qytetarë të zotë e kontribues për veten dhe për shoqërinë. Edukimi i hershëm i ndihmon vogëlushët në zhvillimin socio-emocional, kognitiv dhe motorik, si dhe ndikon pozitivisht në mirëqenie të tyre. Andaj, krahas Ligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, jemi në finalizim edhe të kurrikulës për edukim më fëmijërinë e hershme dhe do të vazhdojmë të punojmë shumë që të gjithë fëmijëve t’u ofrojmë një mjedis të sigurt dhe mbështetës.Falenderoj përzemërsisht të gjithë deputetët për kontributin dhe votën e tyre, anëtarët e grupit punues, partnerët tanë, secilën e secilin që kanë kontribuar në finalizimin e këtij ligji të rëndësishëm e kaq cilësor. /Telegrafi/


