Please enter at least 3 characters.

Miqësoret që nuk duhet t'i humbisni në javën e fundit të korrikut

2018/07/PSH.jpg
262:"SINGAPORE - JULY 28: General view of Paris Saint Germain dressing room ahead of the International Champions Cup match between Arsenal and Paris Saint Germain at the National Stadium on July 28, 2018 in Singapore. (Photo by Suhaimi Abdullah/Getty Images for ICC)
20:"Getty Images for ICC

Pas një pushimi të vogël nga Kampionati Botëror 'Rusia 2018', rikthehen përballjet e skuadrave të mëdha.

Por, para se të fillojnë ligat e mëdha evropiane, koha është për miqësoret.

Në këtë vikend në kuadër të turneut miqësor International Champions Cup do të kemi shumë përballje interesante.

E para ishte ajo mes Arsenalit dhe Paris Saint Germainit, e cila u fitua me rezultat 5-1 nga Topçinjtë.

Nga ora 19:00 luajnë Benfica dhe Juventusi, kurse një orë më vonë Chelsea me Interin.

Nga ora 23:00 këtë të shtunë është koha për Manchester Unitedin dhe Liverpoolin.

Ndërsa në orët e para të së dielës, më saktë nga ora 01:00 luajnë Bayern Munich - Manchester City, kurse katër orë më vonë Barcelona me Tottenhamin.

Të hënën nga ora 13:30 PSG luan ndaj Atletico Madridit. /Telegrafi/