Please enter at least 3 characters.

Miqësi e mirë mes shqiptareve të famshme: Rita Ora dhe Bebe Rexha e mbështesin vazhdimisht njëra-tjetrën

2018/10/rrrrit-e1539763871600.jpg
230:"SANTA MONICA, CA - OCTOBER 11: Bebe Rexha (L) and Rita Ora attend the City of Hope Spirit of Life Gala 2018 at Barker Hangar on October 11, 2018 in Santa Monica, California. (Photo by Emma McIntyre/Getty Images for City of Hope)
29:"Getty Images for City of Hope

Këngëtaret shqiptare me famë botërore: Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë krijuar një raport shumë të mirë dhe miqësor me njëra-tjetrën.

Ato shpesh marrin pjesë në evente së bashku, dhe e mbështesin shumë njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

Rita ka paralajmëruar se më 23 nëntor do të publikojë të plotë albumin e saj "Phoenix", e ndërsa ka publikuar muajin e kaluar këngën e re solo "Let you love me".

Kjo këngë është pritur shumë mirë nga fansat e këngëtares, dhe për disa javë është duke qëndruar lart në top-listat britanike dhe amerikane.

Bebe Rexha së fundmi ka vendosur të shprehë mbështetje për mikeshën e saj shqiptare, duke publikuar një video në InstaStory, teksa shfaqet duke kënduar këngën "Let you love me".

Me të parë këtë, Rita e ka shpërndarë postimin e Bebe Rexhës edhe në Instagramin e saj, duke e falënderuar kështu për mbështetjen që i dha.

Diçka të njëjtë kishte bërë edhe Rita muaj më parë, ku kishte shprehur mbështetje në rrjetet sociale për albumin e ri të Bebe Rexhës, "Expectations".

Duket se dy vajzat shqiptare, janë bërë një shembull i mirë i shoqërisë dhe mbështetjes për njëra-tjetrën. /Telegrafi/