Minnesota bën hap të madh për të kaluar tutje, Knicks barazojnë rezultatin ndaj Hawks
Minnesota Timberwolves mposhtën mbrëmë në shtëpi Denver Nuggets me rezultatin 112:96 dhe morën epërsinë 3:1 në serinë e raundit të parë të Play-Off të Konferencës Perëndimore.
Ayo Dosunmu luajti një ndeshje të paharrueshme në karrierën e tij, duke shënuar 43 pikë dhe duke e çuar Minnesotën një hap më afër avancimit.
Denveri i mbylli dy çerekët e parë me një avantazh, por vendasit e përmbysën rezultatin në të tretën, duke e mbyllur me një +4. Avantazhi u rrit dhe ndeshja u vendos në mes të çerekut të fundit.
Për Nuggets, më të mirët ishin Jamal Murray me 30 pikë dhe Nikola Jokic që shtoi 24 të tjera.
Ndeshje spektakolare është zhvilluar edhe mes Atlanta Hawks dhe New York Knicks,ku mysafirët fituan me rezultat 98:114. Pas fitores së Knicks, rezultati është i barabartë 2-2. /Telegrafi/


