Please enter at least 3 characters.

Ministrja e Jashtme e Finlandës arrin në Kosovë, pritet në Aeroportin “Adem Jashari” nga Donika Gërvalla

2024/09/458300785_892866019539079_2265799873274655736_n-e1725523327392.jpg

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen tashmë ka arritur në Kosovë.

Ajo është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, nga ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla dhe ambasadori i Finlandës, Matti Nissinen.

Fotografitë nga ardhja e ministres finlandeze i ka publikuar ambasada e Finlandës në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite Valtonen do të ketë takim me drejtues të institucioneve të Kosovës.

Ajo fillimisht do të pritet nga zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ku pas takimit do të mbahet konferenca për media.

Ndërkaq në orën 15:00, Valtonen do të pritet në takim nga kryeministri Albin Kurti. /Telegrafi/