Please enter at least 3 characters.

Ministria e Mbrojtjes: Krivollaku është hapësirë e përkohshme, personat janë bartur në Demir Kapi

2020/03/PHOTO-2020-02-28-17-06-45.jpg

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se personat që u ankuan për kushte të mjerueshme në Qendrën për Trajnim Pepelishte - Krivollak, do të dërgohen në lokacion tjetër.

"Siç njoftuam dje, Qendra për Trajnim në Pepelishte është hapësirë e përkohshme ku duhet të kryhen kontrollet epidemiologjike sipas protokollit mjekësor", shprehen nga Ministria e Mbrojtjes, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se sot në mëngjes kanë përfunduar kontrollet kurse personat do të barten në Zyrën e reonvouar në Demir Kapi.

Ministria e Mbrojtjes madje publikoi edhe fotografi se ku do të rrinë personat të cilët ndodhen në karantinë./Telegrafi/