Please enter at least 3 characters.

Ministri Shala ngushëllon familjen Ajeti

2016/01/ministri-shala-ngush-euml-llon-familjen-ajeti_hd.jpg

Ajeti më 3 janar ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare. Ai ishte një nga gazetarët dhe komentatorët më të njohur të vendit tonë.

“Me shumë pikëllim mësova lajmin për vdekjen e të dashurit tuaj, Gani Ajeti, gazetarit dhe kontribuuesit të madh të sportit të Kosovës. Vdekja e tij është një humbje e madhe për sportin në përgjithësi. Ganiu ka qenë prej zërave të brezit të parë të komentuesve televiziv dhe ai është shquar për kontributin në zhvillimin e sportit në vendin tonë. Ganiu do të mbetet një prej emrave emblematikë për gazetarinë sportive të Kosovës dhe gazetarët e sportistët do ta kujtojnë atë gjithmonë, duke marrë nga ai modelin e një të profesionisti që punon shumë”, është thënë në ngushëllimin e ministrit Shala. /KP/Telegrafi/