Please enter at least 3 characters.

Ministri i Mbrojtjes në Rahovec, pritet ndërhyrja e FSK-së

2022/09/307018058_633279381491441_6956941892913632274_n.jpg

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se së bashku me bashkëpunëtorë, sot kanë pritur për vizitë ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Latifi ka shkruar në Facebook se pas vlerësimit të gjendjes faktike nga reshjet e fundit në këtë komunë, ekipet e FSK-së, pritet që të ndërhyjnë me makineri për hapjen e disa kanaleve dhe vijave në mënyrë që të ketë shkarkime më të papenguara të ujërave në Drinin e Bardhë.

“Faleminderit për vizitën dhe përkrahjen ministrit Mehaj dhe ekipeve të FSK- së”, ka shkruar ai. /Telegrafi/