Please enter at least 3 characters.

Ministri i Jashtëm i Austrisë sot në Kosovë

2022/05/csm_Alexander_Schallenberg_f87976f009-e1653082687473.jpg

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg do të jetë sot për vizitë zyrtare në vendin tonë, ndërsa do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Në njoftimin e Presidencës bëhet e ditur se Osmani në orën 10:00 pret në takim ministrin Schallenberg, ndërsa pas takimit do të ketë komunikatë për media.

Ndërkaq, në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme bëhet e ditur se takimi Gërvalla- Schallenberg do të mbahet në orën 10:30.

Pas takimit të dy ministrave do të ketë konferencë për media.

Gërvalla do ta pres ministrin austriak në Aeroportin e Prishtinës në orën 09:00. /Telegrafi/