Please enter at least 3 characters.

Ministri Gashi bashkë me Tolgahan Sayisman, Vedat Bajramin dhe Arbnora Ademajn vizitojnë Prizrenin

2019/09/page-78.jpg

Aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman, bashkë me gruan e tij, prezantuesen shqiptare, Almeda Abazi, dhe djalin e tyre të vogël, sot (e mërkurë), kanë arritur në Kosovë.

Të njëjtit janë mirëpritur edhe nga ministri në detyrë, Kujtim Gashi, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, gjersa në takimin e zhvilluar ishin edhe kabineti i tij, delegacioni turk e po ashtu edhe prezantuesja Arbnora Ademaj, kjo e fundit tashmë pjesë e këtij delegacioni.

Ky takim i tyre kishte për qëllim një marrëveshje në mes të MKRS-së dhe Ministrisë së Kulturës të Turqisë, për realizimin e disa projekteve të përbashkëta.

Aktori turk, Tolgahan Sayisman në Prishtinë (Foto: Telegrafi)

Së fundmi, Tolgahan së bashku me ministrin Gashi, aktorin Vedat Bajrami dhe modelen Ademaj, kanë vizituar qytetin e Prizrenit.

Është vet aktori Bajrami i cili ka ndarë me ndjekësit disa fotografi në llogarinë e tij personale, Instagram.

"Vizitë në Prizren me ekipen e filmit nga Turqia dhe aktorin turk me prejardhje shqiptare Tolgahan Saysiman dhe ministrin e Kulturës Kujtim Gashi", ka shkruar Vedati krahas këtyre fotografive. /Telegrafi/