Please enter at least 3 characters.

Mimika interesante e Ronaldos në bankën rezervë (Foto)

2017/08/Ronaldo-fk.jpg

Cristiano Ronaldo nuk e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen e Superkupës së UEFA-s, ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Unitedit.

Dy klubet e mëdha evropiane janë vënë përballë në një ndeshje që po zhvillohet në Telekom Arena, në Shkup.

Ndërkaq, Zinedine Zidane ka vendosur që të mos e inkuadrojë nga minuta e parë lojtarin kryesor të Los Blancos.

Mirëpo, si gjithmonë, fokusi i aparatit është te superylli portugez dhe ai është fotografuar duke biseduar me bashkëlojtarët në bankën rezervë.

Ndërsa mimika e tij është mjaft interesante, ju ftojmë t’i shikoni fotografitë e mëposhtme. /Telegrafi/