Please enter at least 3 characters.

Milito pritet t'i rikthehet futbollit, por jo si lojtar

2017/12/Diego-Milito-e1513176008258.jpg
249:"SINGAPORE - JULY 27: FC Internazionale legend, Diego Alberto Milito (R) signs an autograph during the meet the fan session at the ICC Singapore Fan Zone at OCBC Square on July 27, 2017 in Singapore. (Photo by Suhaimi Abdullah/Getty Images for ICC)
16:"Suhaimi Abdullah

Diego Milito është rikthyer, por me një profil të ri.

El Principe është shumë pranë rikthimit te Racing Club de Avellaneda, klubi ku lindi dhe mbylli karrierën, tani me detyrën e drejtorit sportiv.

Ish-sulmuesi i Interit është takuar me drejtuesit më të lartë të skuadrës për të përcaktuar modalitetet e pozicionit të tij të ri.

Takimi ka qenë pozitiv, edhe pse drejtuesit e Racing kanë kërkuar kohë për të reflektuar rreth kërkesave të Militos

Nuk flitet për para, por një projekt shumë i rëndësishëm. El Principe kërkon të sjellë një model evropian të drejtimit të klubit, që parashikon një “sekretariat teknik”, me të paktën pesë persona, mes të cilëve video-analist, vëzhgues dhe nutricionist.

Milito ka kërkuar një koordinator për skuadrat e të rinjve, si edhe të përzgjedhë trajnerin e ri që do të zëvendësojë trajnerin aktual, Diego Cocca. Emri më i përfolur është ai i Matia Almeyda.

Milito duket shumë afër Racing dhe vendimin e merr presidenti Victor Blanco, që në këto kushte do t’i delegojë një pjesë të përgjegjësive të tij ish-sulmuesit të Interit. Një rol të ngjashëm mban Francescoli te River Plate. /TCh/