Please enter at least 3 characters.

Miley Cyrus ndahet edhe nga Kaitlynn Carter

2019/09/miley-cyrus-8-e1569140422220.jpg
451:"Miley Cyrus Proudly Hold Hands with New GF Kaitlynn Carter After Emotional VMA's Performance. The pair held hands arriving at Up and Down Nightclub in Manhattan Pictured: Miley Cyrus,Kaitlynn Carter Ref: SPL5111058 270819 NON-EXCLUSIVE Picture by: DIGGZY / SplashNews.com Splash News and Pictures Los Angeles: 310-821-2666 New York: 212-619-2666 London: 0207 644 7656 Milan: +39 02 56567623 photodesk@splashnews.com World Rights, No Portugal Rights
23:"DIGGZY / SplashNews.com

Marrëdhënia romantike e Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter ka mbaruar, siç mëson revista People.

"Miley dhe Kaitlyn u ndanë", thotë një burim. "Ato janë akoma mike".

Lajmi vjen një javë pasi këngëtarja e “Slide Away”, 26 vjeçe dhe ylli i 'The Hills', 31 vjeçe, u panë së bashku në Los Angeles të shtunën, më 14 shtator.

Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter (Foto: DIGGZY/SPLASHNEWS.COM)

"Ato kanë qenë përgjithmonë mike dhe ishin atje për njëra-tjetrin kur të dyja do ndaheshin", shton i brendshmi", duke thënë se nuk janë në një marrëdhënie romantike.

Dyshja kaluan kohë cilësore së bashku që nga njoftimi i ndarjeve nga burrat e tyre përkatës, dhe një burim i tha më parë People që ato jetonin së bashku në Los Angeles.

Një përfaqësues për Cyrus konfirmoi ekskluzivisht për People me 10 gusht se ajo dhe burri Liam Hemsworth ishin ndarë pas shtatë muaj martese. Hemsworth paraqiti për divorc disa javë më vonë, duke përmendur ndryshime të pakonkurueshme.

Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter (Foto: CHRIS WOLF/STAR MAX/GC IMAGES)

Cyrus dhe Hemsworth kishin nënshkruar një marrëveshje përpara martesës së tyre, kështu që pritet një divorc i qetë, konfirmoi People.

Carter, ndërkohë, njoftoi ndarjen e saj nga Brody Jenner në gusht pas një viti martese, megjithëse thuhet se ata kurrë nuk ishin martuar me ligj.

Më parë në shtator, Cyrus dhe Carter ishin të pandashme në një udhëtim gjatë Javës së Modës në New York. /Telegrafi/