Please enter at least 3 characters.

Milani zyrtarizon marrëveshjet e reja me dy drejtuesit Maldini-Massara

2022/07/Downloader.la-61506e357ab36.jpg
302:"MILAN, ITALY - SEPTEMBER 12: Technical Area Director AC Milan Paolo Maldini and AC Milan Director of Sport Frederic Massara attend during the Serie A match between AC Milan and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on September 12, 2021 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa/AC Milan via Getty Images)
25:"AC Milan via Getty Images

Milani ka zyrtarizuar marrëveshjet e reja me dy drejtuesit e klubit, Paolo Maldini dhe Frederic Massara.

Marrëveshja mes klubit dhe dy drejtuesve të cilët janë më meritorët për suksesin që e shpallën Milanin kampion u arrit ditë më parë, por zyrtarizimi erdhi vetëm sot.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se sot Bordi i Klubit miratoi rinovimet dyvjeçare të Drejtorit të Zonës Teknike Paolo Maldini dhe Drejtorit Sportiv Frederic Massara".

"Një marrëveshje që dëshmon për vazhdimësinë në rrugën e fuqizimit dhe rritjes së Klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.

Ndërkohë legjenda e Milanit, Paolo Maldini ka thënë një ditë më parë se është shumë i lumtur me marrëveshjen e arritur me klubin.

“Kemi arritur marrëveshjen për rinovim dhe jemi shumë të lumtur. Jemi pak me vonesë, por do të rikuperojmë kohën e humbur për të planifikuar një Milan fitues”, tha Maldini.

Maldini e Massara tani synojnë që ta forcojnë ekipin për edicionin e ardhshëm, pasi kërkohet të kenë sukses në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/