Milani mposhtet në shtëpi nga Napoli
Napoli ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Milanit në kuadër të javës së 18-të në Serie A.
Pas vetëm pesë minutash lojë, napolitanët kaluan në epërsi me anë të Elif Elmas, që u asistua nga Piotr Zielinski.
Në minutën e 18-të, Zlatan Ibrahimovic lëshoi një mundësi të mirë për të barazuar rezultatin, mirë nuk ia doli të qëllonte saktë.
Një mundësi të mirë e lëshoi edhe Alessandro Florenzi (34’), me topin që përfundoi afër shtyllës së djathtë.
45 minutat e dytë filluan më mirë për Rossonerët, me sulmuesin suedez që në minutën e 49-të lëshoi sërish një shans të artë.
Napoli arriti të rrezikonte më pas me anë të Andrea Petagnas (51’), por goditja e tij u bllokua nga mbrojtësit.
Deri në fund, Milani shënoi me anë të Franck Kessies (90'), por që ajo u anulua për pozitë jashtë loje nga VAR-i.
Pas javës së 18-të, Milani është në vendin e tretë me 39 pikë, aq sa ka edhe Napoli në të dytin. /Telegrafi/


