Please enter at least 3 characters.

Milani mendon për Higuainin

2018/06/higuain-3.jpg
254:"NAPLES, ITALY - DECEMBER 01: Gonzalo Higuain of Juventus celebrates after scoring the 0-1 goal during the Serie A match between SSC Napoli and Juventus at Stadio San Paolo on December 1, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Gonzalo Higuain është alternativa e Alvaro Moratas nëse Milani i shmanget dënimit nga UEFA dhe mban vendin e tyre në Ligën e Evropës, raportojnë mediat në Itali.

Ka pasur raportime në rritje që Higuain është vendosur në treg nga Juventusi pasi drejtuesit duan ta ndryshojnë qendërsulmuesin e tyre.

Kështu, sulmuesi argjentinas është lidhur me Chelsean, nëse ata emërojnë ish-trajnerin e tij te Napoli, Maurizio Sarrin.

Një lëvizje brenda kampionatit italian, Serie A, duket e pamundur, sidomos me një çmim të menduar prej 60 milionë eurosh.

Higuain është njëri nga sulmuesit më të rrezikshëm në Serie A (Getty Images)

Por, sipas mediumit Corriere dello Sport, El Pipita shihet si një alternativë më e lirë dhe më e suksesshme se zgjedhja e parë, Morata.

Sigurisht, gjithçka varet nga mbajtja e vendit të Rossonerëve në Ligën e Evropës pas vendimit për parregullsitë e tyre financiare.

Presidenti Yonghong Li është aktualisht në negociata për të shitur disa nga aksionet e tij tek një investitor i ri, që besohet të jetë nga Amerika apo Malajzia.

Në rast se Milani i shmanget dënimit nga UEFA, drejtuesit e klubit duan t'ia plotësojnë dëshirën tifozëve duke transferuar disa emra të njohur. /Telegrafi/