Please enter at least 3 characters.

Milani gjen Paton e ri në Brazil, gati oferta për talentin brazilian

2021/10/yurialberto3-scaled-1.jpg
311:"PORTO ALEGRE, BRAZIL - AUGUST 15: Yuri Alberto of Internacional celebrates after scoring the second goal of his team during the match between Internacional and Fluminense as part of Brasileirao Series A 2021 at Beira Rio Stadium on August 15, 2021, in Porto Alegre, Brazil. (Photo by Silvio Avila/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani është duke kërkuar ta përforcojë repartin e sulmit në afatin kalimtar të janarit.

Aktualisht si qendërsulmues Rossonerët kanë dy veteranët Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud, por që të dy herë pas here po kanë probleme me lëndime.

Kësisoj Milani ka gjetur lojtarin që do ta transferojë në janar për repartin ofensivë.

Fjala është për sulmuesin e talentuar brazilian Yuri Alberto, i cili në vendlindjen e tij konsiderohet si 'Alexander Pato i ri'.

20-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e skuadrës së tij Internacional, ku në 48 ndeshje ka shënuar 18 gola e ka bërë katër asistime.

E përditshmja italiane Tuttosport ka raportuar se Rossonerët janë gati të shpenzojnë 10 milionë euro për të, por kërkesa nga Internacional është 20 milionë.

Vlen të përmendet se në garë për sulmuesin e talentuar brazilian janë edhe Barcelona dhe Manchester City. /Telegrafi/