"Milan shiti lojtarin më të mirë italian, Juventusi ofroi shumë për të" - Boban kritika për kuqezinjtë në lidhje me Tonalin
18/09/2024
Ish-mesfushori legjendar i Milanit, Zvonimir Boban kishte disa ankesa për ish-skuadrën e tij pas humbjes të së martës në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit dhe ishte veçanërisht i mërzitur nga vendimi i klubit për të shitur Sandro Tonalin te Neëcastle verën e kaluar. Kuqezinjtë u mundën 3-1 nga Liverpool në tokën të martën mbrëma. Paulo Fonseca ka vetëm një fitore nga pesë ndeshjet e tij të para konkurruese në krye të ekipit ndërsa në fundjavë takohet me Interin.Boban ishte veçanërisht i hutuar nga përzgjedhjet e Fonseca në mesfushë. Ai e pyeti trajnerin për vendimet e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë në Sky Sport.


