Please enter at least 3 characters.

Mikel Arteta qetëson tifozët e Arsenalit: Titulli nuk u vendos, jemi tre pikë para Man Cityt

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta duket i qetë pavarësisht humbjes nga Manchester City.

Arsenali bërë një tjetër hap mbrapa në garën për titull, duke u mposhtur në “Etihad” me rezultat 2-1, kësisoj nëse City fiton me dy gola më shumë ndaj Burnleyt në mesjavë, atëherë do të bëhet lideri më i ri në Ligën Premier.

Megjithatë, Arteta ka qetësuar tërë tifozët e Arsenalit duke iu bërë të qartë se ende asgjë s’ka përfunduar.

“Besoj sot, besova të mërkurën dhe një javë më parë sepse i shoh lojtarët çdo ditë dhe e di nivelin që kanë. Por nëse ata duhet të jenë të bindur, atëherë besoj janë bindur. Po flisnim në dhomën e zhveshjes për titullin”.

“Tani është ligë e re. Ata kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Kemi tre pikë avantazh, me pesë ndeshej të mbetura. Ka ende gjithçka për të luftuar. Ne e dimë se sa shumë e duam dhe nuk do të ndalojmë, do të provojmë sërish – kjo është e sigurt”, deklaroi tekniku spanjoll.

Ndërkohë, te Arsenali thuhet se kanë vendosur se nëse Arteta dështon ta fitojë prapë titullin e Ligës Premier atëherë ky mund të jetë viti i fundit i Artetas në krye të klubit./Telegrafi/